Lopët për Kosovë

Donation of Holstein heifers in Pirane-Prizren in May 2000. 1st import of German breeding cattle after the Kosovo conflict.

‘Ndihmë për vetëndihmë‘
Nëpërmjet projekteve të tilla ndihmohet një popull i dëmtuar nga lufta në Kosovë me artikoj elementar ushqimorë. Këta projekte janë gjithashtu të rëndësishëm sepse furnizojnë fëmijët me artikuj ushqimor me pëmbajtje të mjaftueshme të proteinave. Me këtë ndihmohet edhe ekonomia kosovare, pasi sigurohen vende pune dhe të ardhurat e bujqëve të vogël.

Stephan Reisacher Agribusiness është një sipërmarrje e specializuar e kultivuesve gjerman të mëshqerave dhe juve ju afrohet si partner në Kosovë.

Organizata të shquara ndërkombëtare e çmojnë korrektësinë dhe përvojën tonë shumëvjaçare me furnizim në territore të ndryshme krize nëpër botë. Kështu që jemi të parët që kemi bërë dërgesën në Kosovë të mushqerave barrëse të kultivuara me kualitet nga Gjermania!

UDHËTIMI I NJË LOPE NË KOSOVË

Tung! Unë jam Alma dhe jetoj në një fshat të vogël në Kosovë. Në të vërtëtë kam lindur në Bayern, por në moshën dy vjeçare më kanë sjellë në Kosovë si të ashtëquajturën ‘ndihmë humanitare‘.

...ishte si çdo ditë tjetër: Në livadhet e lëngshme të maleve të Bayernit isha duke kullotë bar, kur papritmas erdhi fshatari im me ca njerëz të panjohur. Më kanë shiquar me aq ngulm nga të gjitha anët dhe më kanë kontrolluar. Pasi që pohuan me kokë se ishin të kënaqur me mua, më markuan në vesh me një numër.

Dy ditë më vonë erdhi fashatari im dhe më morri nga kullosa dhe më solli në shtallën tonë. Aty mi kanë prerë thonjtë dhe fustanin tim flokëror, ku më vonë e kanë krehur dhe e kanë larë.

Në vijim, një kamion më ka dërguar në quarantene më të afërt, ku së bashku me shumë kolege të moshës së njëjtë jemi kontrolluar nga një veterinar. Ai na i morri provat e gjakut dhe kontrolloi poashtu edhe barrën tonë.

Ca ditë më vonë veterinari ynë erdhi plotësisht i lumtur pasi që ne ishim të gjitha të shëndosha dhe të gatshme për transport.
Tani erdhi dita e ngarkimit, pra fillimi i udhëtimit tonë. Pas matjes së peshës na kanë ngarkuar në një kamion bagëtisch që ishte i rregulluar si një autobus me pesë yje. Ne qëndruam në kastritën e artë deri në barkë. Kthina jonë kishte ventilator, legen me ujë dhe për të ngrënë kemi pasur sanë. Sikur këtë kishte parë fshatari im!

Pas 18 orë udhëtimi (nga udhëtimi nuk kemi vërejtur asgjë) arritëm në jug të Italisë. Aty guxuam të braktisim autobusin tonë dhe të kënaqemi në udhëtimin tonë. Në stacionin e furnizimit kishim më tepër lëvizje, ushqim dhe ujë të freskët. Një veterinar poashtu na kontrolloi për me vërejtur se a jemi lënduar ndonjëra.
Pas një pushimi u ngarkuam në kamionin tonë të shtruar me kashtë, i cili pastaj nga limani hyri në traget. Shoferi ynë e parkoi kamionin në katin më të lartë në traget me qëllim që ne të kemi më tepër dritë dhe ajër më të pastër.
16 orë më vonë arritëm në Greqi ku nëpër këtë vend udhëtuam 10 orë në drejtim të veriut. Në kufirin e ardhshëm kontrolluam nga një veterinar grek dhe maqedon. Pasi ata ishin plotësisht të kënaqur me shëndetin tonë, na liruan që të udhëtojmë më tutje. Pas disa orëve u kontrolluam përsëri nga një veterinar, kësaj radhe në kufirin me vendlindjen tonë të re. Edhe këtu ishin kontrollorët të kënaqur me shëndetin tonë. Kështu vazhduam udhëtimin tonë deri në ‘fshatin tonë‘.
Pas tri ditë udhëtim, arritëm më në fund në Kosovë!

Diku reth 30 gra dhe burra dhe më tepër fëmijë pritnin ardhjen tonë. Një nga një e lëshuam kamionin tonë, i cili ishte bërë më i dashur për ne. Së bashku me pasaportat tona, në të cilat ishin të shënuara të dhënat mbi na, prindërit dhe gjyshërit tanë na dorëzuan te fshatarët ‘tanë‘ të ri, të cilëve u qeshte fytyra nga gëzimi.

Këtu në Kosovë ndjehem shumë mirë dhe gjithë kjo më bënë të lumtur dhe e gëzuar për atë se sa e rëndësishme jamë për buqit e mi.

Së bashku me 33 koleget e mia nga kamioni gjatë jetës sonë do të prodhojmë më tepër se 500t qumësht. Ne krijojmë me këtë vende pune dhe sigurojmë ekzistencën e bujqëve dhe furnizojmë fëmijët me proteina të vlefshme.

Lopët për Kosovë

Fleckvieh (Simmental) Braunvieh (Brown Swiss) Holstein (Black or Red and White)
Përparësia juaj:
  • Përkujdesja e projektit nga fillimi
  • Arranzhimi i të gjitha liçencave të importit, tranzit e eksportit, si dhe të gjitha kontrollave doganore dhe veterinare
  • Zgjedhje kompetente dhe e sigurtë e kafshëve
  • Mbrojtja dhe mbajtja e internatit. Përcaktimi mbi transportin e kafshëve
  • Pauzë njëditëshe në stacionin e furnizimit gjatë transportit
  • Udhëtim me "Traget super të shpejtë"
  • Kontrolla veterinare në bazë të linjave të drejta të O.I.E.
  • Përcjellja e transportit dhe shpërndarja nga personeli profesional
  • Sigurimi i transportit dhe i kafshëve
  • Përkujdesja e mëtutjeshme dhe shkollimi në Kosovë
  • Kualiteti i lartë i kafshëve
  • Dërgesa me afat të shkurtër
  • Çmime të volitshme

Na thirrni ose na shkruani. Thirrja juaj neve na gëzon!

Me gjithë dëshirë ju vizitojmë edhe në Kosovë!

Të gjithë të interesuari mund të na dërgojnë këtë prospektë si eMail! Available also in English language.
S T E P H A N  R E I S A C H E R
agribusiness diepolz - d-87452 altusried
GERMAN LIVESTOCK EXPORT WORLDWIDE
Tel:

Fax:
+49-171-6 73 90 64
+49-83 73-9 30 64
+49-83 73-9 30 65
info@agri-reisacher.de

www.agri-reisacher.de